Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot në festën e ‘Sulltan Novruzit’ ka vizituar familjen e Baba Rexhat Bardhit, i shoqëruar dhe nga prania e ish- ministrit Saimir Tahirit. Kjo vizitë u shoqërua me batuta nga ana e Ramës në momentin që i sollën një një fëmijë 4 muajsh në prehër e cila ishtë buçko dhe me flokë të zeza.
“Po ti ke qenë kaq e vogël, e mbarë me flokë për t’ja pasur zili, gjithë këto flokë, Zahon e kemi qeros, e kemi si ‘lulëkuqet mbi mure’ se e kemi edhe katunar Zahon, rri në Surrel, rri me pulat e me lopët e me qenin atje, janë një grup shokësh e shoqesh atje”- tha Rama.