Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro!  25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kush do t’i zëvendësojë drejtorët e Top Channel ?

17/12/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kush do t’i zëvendësojë drejtorët e Top Channel ?

Largimi i drejtorit të përgjithshëm Enkelejdi Joti nga puna, ka bërë të besueshëm zërat që flisnin për një rikthim të filozofisë, e cila karakterizoi krijimin e Top Channel. Me ikjen e drejtuesit kryesor, duket se i është hapur rrugë promovimit të miqve të afërt të trashëgimtarëve. Po të kujtojmë ardhjen në krye të Top Channel të ish-drejtorit, mik i ngushtë i Dritan Hoxhës, apo personazheve të tjerë që kanë mbajtur postet e larta drejtuese në Top Media, është e lehtë të kuptojmë se kush mund të jetë dora e zëvendësuesve, qoftë të nën drejtorit Skerdi Drenova, apo dhe atij të sapolarguarit.





drej

Dy janë emrat kryesorë që u lakuan jo vetëm në media, por edhe korridoreve të Top Channel, si kandidatët që kanë marrë përsipër ringritjen e Top Channel. I dashuri i Sarës, Ledioni dhe regjisori i Top Fest, afër me Lori Hoxhën, Ardit Roshi. Djemtë, kanë shfaqur hapur ambicien për të drejtuar televizionin, i cili po përjeton një situatë jo të mirë, referuar edhe shifrave të audiencës. Sjelljet prej drejtori të Ledionit janë vënë re dhe në organizimin e fundit kur Top Channel promovoi ambientet e reja, e po ashtu, 29-vjeçari nuk ka kursyer tonet e forta kritike kundër prodhimeve aktuale, të cilat thuhet se i ka transmetuar deri në mbledhjet e bordit. Nga ana tjetër, Ardit Roshi duket më i tërhequr. Pavarsisht mbylljes së emisionit të tij Pop Channel, 30-vjeçari siç duket ka punuar fort për t’u gjendur papritur në krah të Lori Hoxhës, duke fituar pozicionin e të preferuarit të trashëgimtares, miqësi e cila me gjasë do të shpërblehet në momentin e duhur shkruan lapsi.al.


dr

 

Përballë kësaj skeme, të besueshme edhe nga vetë punonjësit e Top-it, në linjë me sloganin e njohur për nder të të ndjerit, “Ëndrra vazhdon”, apo shprehjes “bëmë baba të të ngjaj”, së cilës shpesh i referohen kur duan të tregojnë se vajzat e krijuesit janë po aq të zonja sa i ati, gjendet Vjollca Hoxha. Ish-ekonomistja, e cila për shkak të detyrimeve familjare u shkëput nga profesioni, për t’u rikthyer pas ndarjes nga jeta të të shoqit, si Presidente e medias më të madhe në Shqipëri, kësaj here duket nën presionin e fëmijëve të saj, të cilët kanë nisur të marrin në dorë drejtimin e biznesit të trashëguar. Parë nga ky këndvështrim, rigjenerimi i kupolës drejtuese të Top-it me emra që qëndrojnë pranë familjes Hoxha është i mundur. Por, a do të qe efektiv zëvendësimi i drejtuesve që deri dje mbanin shtyllën e menaxhimit të financave të Top-it, me personazhe, kontributi i të cilëve nuk ka lidhje nevojat emergjente të kompanisë? /lapsi.al

 

Tags: Drejtuestop channel
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Humbi 10 milionë ndjekës dhe mbylli Instagramim? E vërteta e Nicki Minaj qenka ndryshe!
Breaking News

Humbi 10 milionë ndjekës dhe mbylli Instagramim? E vërteta e Nicki Minaj qenka ndryshe!

25/12/2025
Next Post
Plas sherri mes dy aktoreve, Jennifer Lawrence dhe Lindsay Lohan

Plas sherri mes dy aktoreve, Jennifer Lawrence dhe Lindsay Lohan








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera