Ky fundvit mesa duket jo të gjitha çiftet do t’i gjejë të bashkuar. Kësaj radhe fjala është për një këngëtaren e suksesshme kosovare, Dhurata Dorën e cila i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare me të dashurin e saj Masarin. Përmes disa burimeve të afërta me këngëtaren, mediat kane konfirmuar që Dhurata dhe Masari tashmë janë ndarë, transmeton “Express”. E kjo gjë është bërë e ditur pasi dyshja kanë fshirë të gjitha fotot sëbashku dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.