Një detaj i jo pak i rëndësishëm nga jeta e fituesit të edicioni të tetë të “Big Brother” Vesel Kurtishaj është bërë publik rishtazi. Djaloshi simpatik ka qenë i fejuar me një vajzë nga Prizreni. Ai ka arritur që ta mbajë të fshehtë këtë përgjatë pjesëmarrjes në reality shoë, por edhe pas daljes nga ky spektakël. Mediat kosovare shkruajnë që për këtë është në dijeni i gjithë qyteti i Prizrenit dhe vetëm tani fejesa u mor vesh edhe nga publiku i gjerë. Më herët ai është shprehur se nga femrat “I ka ardhur në majë të hundës”, dhe duket se nuk i referohej vetëm lidhjes dhe ndarjes me ish- banoren Tea.