Asuman i propozon Hazallit të marrë në punë Mithatin. Ozan telefonon Mithatin dhe i kërkon të takohet me Xhihanin. Mithat njofton Ozanin se nuk e pranon ofertën e punës. Denis dhe Xhansu blejnë veshje për beben. Xhansu i jep lajmin Ozanit se është shtatzënë. Xhihan dëgjon çdo gjë. Mahiden e merr malli për Allazin. Ajo i shkon në shtëpi Dilarës për të takuar Allazin, por Dilara nuk është në shtëpi. Asuman abuzon me paratë e Dilarës. Dilara nxehet kur mëson se Mahide ka shkuar në shtëpi. Asuman dhe Xhandan janë shoqe të ngushta. Xhandan bën trasport bizhuterish të çmuara në mënyrë të jashtëligjshme. Dilara sillet keq me Mahiden dhe e përzë atë nga shtëpia. Mahide i kujton se tashmë është nusja e saj dhe duhet ta respektojë. Xhandan është ende e interesuar për Ozanin. Ajo mëson se Ozan është bërë drejtues i kompanisë së Xhihanit. Asuman e kupton se Xhandan dashuron Ozanin. Burhan dërgon makinat e tij që tij rregullojnë Ozkani dhe Engini.
Doktori njofton Denisin se duhet ta takojë atë urgjentisht. Xhansu takon Xhihanin. Xhihan dhe Xhansu përqafohen. Xhihan nuk e mohon Xhansunë si vajzë por i thotë që nuk e mbështet në vendimin që ajo ka marrë për Denisin. Xhansu qan me DIlarën dhe i tregon asaj çdo gje. Asuman e kupton se Xhansu është zënë me Xhihanin. Dilara takon Xhihanin. Asuman i tregon Harunit se Xhihan dhe Dilara janë së bashku. Në varkën e Xhihanit që Mahide i vuri flakën, gjendet kufoma e fëmijës që po luante brenda. Mahiden e vret ndërgjegja. Xhansusë i bie të fikët. Haruni i bën skenë xhelozie Dilarës.
Dilara ndryshon sjellje kur e kupton që Asuman po i dëgjon. Hazall bëhet xheloze kur mëson se Xhansu është shtatzënë. Gjinekologu e dërgon Xhansunë të takojë një neurolog. Asuman ngacmon Hazallin për Mithatin. Xhihan dhe Ozan shkojnë në varrimin e fëmijës që vdiq në anije. Mahide u ka dërguar para prindërve të fëmijës si një formë dëmshpërblimi. Xhihan e mëson këtë dhe bëhet dyshues. Ozan takon DIlarën dhe akuzon Harunin si vrasës para saj.
Dilara shqetësohet për Xhihanin kur mëson se i kanë bërë atentat dhe e telefonon atë. Harun e shikon dhe Dilara fik telefonin. Xhihan dërgon Jërëlldëmin për të marrë çdo informacion për Burhanin. Dilara dhe Asuman zihen për diçka që i përket të shkuarës. Hazall i kërkon Asumanin të mos largohet më nga Turqia. Harun përgjon telefonin e Dilarës dhe kupton se ajo ka folur me Xhihanin. Keriman i shkon për darkë Burhanit në shtëpi. Enxhi dhe Keriman i hedhin kunja njëra-tjetrës. Asuman ha mëngjes me Ozanin dhe mëson se ai nuk ka të dashur e nuk ka falur Dilarën që është martuar me Harunin. Ozkan zihet me Keriman për këmbënguljen e saj për Burhanin. Xhihan mëson se Burhan ka vrarë komisarin të cilin Denis e njihte për baba. Harun i kërkon Kerimanit të përgjojë Dilarën tek ai. Dilara mendon të pushojë Kerimanin nga puna dhe si hakmarrje Keriman pranon të spiunojë Dilarën. Xhihan i tregon Denisit të vërtetën për Burhanin./ revistawho.com