Thonë se kur je në të njëjtën punë me gruan është e vështirë dhe këtë e ka vërtetuar edhe aktori i “Portokallisë”, Erand Sojli. Erand së bashku me bashkëshorten e tij Rinën kanë qenë të dy pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”. Në shumë raste i kemi parë të luajnë së bashku, por sipas tij, problemet e punës i çonin në shtëpi. “Jemi zënë aq shumë, saqë kam arritur deri aty sa të marr shtëpi me qera”, ka thënë Erandi në “Xing me Ermalin”. Ai dhe Rina kanë një marrëdhënie të mrekullueshme kështu që kjo ishte një shaka.