Pa dyshim që çdo njeri do t’i ëndëronte t’i kishte këto 10 gjërat më poshtë, qoftë edhe një herë të vetme. Por ato janë vërtet suvenire të ralla dhe super të shtrenjta, fatkeqësisht vetëm për njerëzit e pasur të botës. Ja cilat janë ato.
1) Ky jaht
Ky jaht është i mbuluar me 100,000kg ar dhe platin, si dhe ka edhe plot karakteristika tjera. P.sh. një statujë të përbërë nga eshtrat e një dinozauri T-Rex, dhe gota të verës të bëra nga diamanti 18 karat.Ky jaht e ka vlerën 4.5 miliardë dollarë.
2) Kjo shtëpi
Miliarderi indian, Mukesh Ambani, e ka ndërtuar këtë shtëpi 34 katshe. Kjo shtëpi mund ta përballoj një tërmet me magnitudë 8.0, i ka 3 hapësira të rezervuara për parkimin e helikopterëve, si dhe një parking me hapësirë të mjaftueshme për 160 vetura. Vlera e kësaj shtëpie është 1 miliardë dollarë.
3) Ferrari GTO
Ferrari GTO e vitit 1963 është blerë nga një person, emri i të cilit apo të cilës nuk është bërë kurrë i ditur.Vlera e tij është rritur për 50%, dhe tani ka vlerën 52 milion dollarë.
4) Bugatti Veyron
A dëshironi një veturë e cila mund të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për 2.8 sekonda? Bugatti Veyron i mbuluar me ar është përgjigja juaj. Disa miliarderë të Lindjes së Mesme, si dhe këngëtari Flo Rida e posedojnë këtë veturë e cila ka vlerën prej 10 milion dollarëve.
5) Vila Leopolda
E ndërtuar në French Riviera, Vila Leopolda është vila më e shtrenjtë në botë.Kjo vilë e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer si spital, e ka vlerën rreth 506 milion dollarë.
6) Domaini
Imagjinoni sikur të blini një domain prej 16 milion dollarëve. Epo edhe pse duket e pamundur, kjo është saktësisht vlera e domainit të Insure.com
7) Shtrati magnetik
Ky shtrat i cili është duke ‘lundruar’, është një shtrat magnetik dhe mund të mbajë mbi 9000 kg. Nëse i keni 1.6 milion dollarë, ju mund të ia blini vetes një shtrat të tillë.
8) Kjo orë
Siç duket është e vërtetë thënia që koha është para, pasi kjo orë me gurë të vlefshëm 201 karatësh kushton 25 milion dollarë.
9) Ky zinxhirë i dorës
Ky zinxhir i dorës është më i shtrenjti në planet, dhe ky ka qenë fillimi i takimeve mes Edward VII dhe Wallis Simpson, si dhe ka vlerën prej 12.4 milion dollarë.
10) “The Card Players”
Kjo vepër e artit e quajtur ‘The Card Players” nga artisti francez Paul Cezzane, e ka vlerën gati 260 milionë dollarë.