“Let me die with you” është një nga këngët më të bukura të dashurisë, aq më tepër ngaqë këndohet nga dy këngëtarë vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin. Albani dhe Miriam me këtë këngë kanë disa nga kujtimet më të bukura, por nuk mendoni edhe ju se ka ardhur momenti t’i shikojmë dhe shijojmë sërish bashkë artistikisht?
Dhe mesa duket kjo nuk është vetëm dëshirë e jona, por edhe e vetë çiftit. Për këtë ka treguar më shumë Albani në Express Rozë. “Kjo është një ide shumë interesate sepse të dyve na ka lindur dëshira të bëjmë diçka bashkë, sepse u bë shumë kohë pa u bërë bashkë artistikisht. Besoj se shumë shpejt do ta realizojmë edhe këtë”- ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur për ndjesinë e të qënurit baba është shprehur: “Jeta më ndryshon çdo ditë. Kur bëhesh prind gjithçka ndryshon, sigurisht lodhesh më shumë, por ke një pagesë që është më e madhe se gjithçka në jetë”.