Reperi Agon Amiga ka reaguar në lidhje me rrahjen me Capital T. U raportua se Agon Amiga dhe Capital T janë rrahur me njëri-tjetrin në një palestër në kryeqytetin kosovar, Prishtinë. Por, në një prononcim për Telegrafin, Agon Amiga ka thënë shkurt se asgjë nuk është e vërtetë. “Nuk jam rrahur me Capital T. Kjo është një gënjeshtër”, është shprehur reperi kosovar.