Aktorja simaptike Begum Kutuk e njohur në Shqipëri për rolin e saj si Defne në “Një pjesë e imja”, ka qenë pjesë e një emisioni në “Youtube” të quajtur “Haidi Be” për t’iu përgjigjur “live” pyetjeve të gazetarit dhe fansave. Ajo ka treguar për fëmijërinë dhe pasionin për futbollin.
“Më ka kaluar fëmijëria duke luajtur futboll në lagjen time në Izmir. Jam rritur me futbollin. Luaja shumë mirë, madje edhe tani mund të bëj palexho. Kur zgjohem në mëngjes, pas trupit të kësaj femre mendoj se fshihet akoma një djalë i vogël.”
Po ashtu ajo tregoi rreth bashkëshortit të saj dhe njohjes së tyre.
“Për herë të parë jemi njohur përmes miqve të përbashkët. Kur u pamë në fillim, për të më bërë mua përshtypje, ai vizatoi në tavolinën ku ishim ulur, një karikaturë femre. Ja kështu u përpoq të më fitonte. Erdil është gjithmonë shumë i lumtur. Kur zgjohet në mëngjes, në drekë, në mbrëmje, ai është gjithmonë i lumtur dhe i relaksuar”
E për të na bërë të kuptojmë se të famshmit nuk janë ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ajo tregoi se nëse nuk e pi kafen e mëngjesit, i shkon gjithë dita me nerva. Për këtë arsye, para se të takojë bashkëshortin në mëngjes, ajo bën një kafe për vete.
“Zgjohem në mëngjes dhe askush nuk guxon të më afrohet kur ende s’e kam pirë kafen. Erdil vjen pranë meje dhe më quan këlysh Luani. Më bën kafen, ma le pranë, pastaj ikën.”
Begun tregon se ka dhe një ves tjetër, flet shumë. Madje në fëmijërinë e saj prindërit i kanë ofruar para në këmbim të heshtjes.
“Unë flas shumë. Mami dhe babi një herë më dhanë para me idenë se do të pushoja së foluri. Pas 10 minutash ua riktheva sërish duke i thënë se nuk i doja paratë e tyre. Menjëherë pas kësaj fillova të flas përsëri.”
Një problem tjetër për të, duket se është dieta, kjo pasi aktorja rrëfen se e adhuron ushqimin.
“E dua ushqimin. Nëse do të më duhej të mbaja dietë, do të filloja të qaja me siguri. Më tregon mami se kur kam qenë e vogël, ndërsa fëmijët e tjerë iknin me vrap se nuk donin të hanin, unë qëndroja aty duke ngrënë edhe më shumë.”/ revistawho.com