“Mirë se erdhe në këtë botë Alis!”. Me këtë urim Blendi Fevziu na njoftoi tetorin e dy viteve më parë, se jetës së tyre iu bashkua për herë të dytë një vogëlushe. Duke qenë se vajza e parë e drejtuesit të “Opinion” ishte adoleshente, me shumë gjasë çifti kishin “harruar” se si është t’i mësosh botën një vajze, prej ditës së parë të jetës. Ata iu rikthyen pelenave, e blerjeve në dyqanet për bebusha pas gati 15 vitesh. Sot kur Alis po bëhet gati që në vjeshtë të festojë ditëlindjen e dytë, Blendi Fevziu dhe e shoqja Ines po shijojnë çdo ditë të së voglës. Për shembull pasditja e kësaj të marte ii ka gjetur ata tek Liqeni i Tiranës. Teksa Blendi dhe Alis marrin poza, me shumë gjasë mami Ines është ajo që bën fotot. Por mund të jetë edhe Mishel, vajza e madhe…/ revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BSMAoJng1SG/?taken-by=blendifevziu