Linda Rama, e ka kthyer në një ritual tashmë darkën e fundvitit me shumë prej zonjave të medias… Kështu edhe këtë dhjetor janë ulur rreth tryezës emra të njohur të gazetarisë si: Rudina Xhunga, Eni Vasili, Ilva Tare, Mira Kazhani, Monika Stafa, Mimoza Pocari, Anila Basha, Iris Luarasi, Iva Tiço, Alketa Vejsiu, etj. Nga fotot e publikuara duket se të gjitha po e shijojnë shumë këtë darkë, që siç rrallë herë ndodh ka bërë bashkë gazetaret, rivale ose jo. Në tryezë është diskutuar për martesën, fëmijët dhe punën. Pritet që darkës t’i bashkohet edhe kryeministri Rama.