Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rikthehet Margarita Xhepa me “Kush e solli Doruntinën”

19/12/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Rikthehet Margarita Xhepa me “Kush e solli Doruntinën”

Laert Vasili këtë herë ka lënë antikitetin grek, dhe ka vendosur të hulumtojë folklorin shqiptar. Pas tragjedisë “Elektra” të Sofokliut që e ngjiti një vit më parë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ai ka zgjedhur sërish këtë teatër për të ngjitur në skenë një nga veprat më të mira të dramaturgjisë sonë.





“Kush e solli Doruntinën”, vepra e Ismail Kadaresë, e konsideruar si një nga kryeveprat e letërsisë sonë, do të vijë nën dramatizimin dhe regjinë e Laert Vasilit këtë fundjavë në skenën e këtij teatri me një kast të zgjedhur aktorësh.

Margarita Xhepa i rikthehet rolit të zonjës Mëmë në këtë vepër, pas interpretimit që i ka bërë në skenën e Teatrit Kombëtar vite më parë nën regjinë e Pirro Manit. Në këtë vepër rikthehet në skenë pas angazhimeve që pati një vit më parë në skenën e Teatrit Kombëtar tek komedia “Djemtë gazmorë”, aktori Viktor Zhusti. Një tjetër aktor që rikthehet në skenë pas një mungese të gjatë është Bujar Lako. Në role të tjera në këtë vepër interpretojnë aktorët Luli Hoxha, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Eralda Caushi, Gjergj Doçi, Amos Muji Zaharia, Xhejni Fama.


Regjisori Vasili ka kohë që po punon mbi dramatizimin e veprës së Kadaresë, për ta sjellë në teatër nën një koncept të ri regjisorial. Duke e quajtur thellësisht klasike dhe një vepër me një forcë të madhe karakteresh, regjisori Vasili është treguar i kujdesshëm dhe në zgjedhjen e personazheve.

Tags: Kush e solli DoruntinenLaert VasiliMargarita Xhepa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Next Post
Zbulohet vila përrallore e Stines në Tiranë (foto)

Zbulohet vila përrallore e Stines në Tiranë (foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera