Këngëtarja kosovare Dhurata Dora i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare me Masar Shehun, i cili ishte jo vetëm i dashuri, por njëkohësisht edhe menaxheri i saj. Ndonëse kishin kohë në një lidhje, çifti ka dalë publikisht vetëm gjatë vitit të fundit, duke konfirmuar edhe lidhjen mes tyre. Por, siç rrëfejnë burime të “Bluetooth”, marrëdhënia mes Dhuratës dhe Masarit ka përfunduar disa ditë më parë. Këngëtarja e njohur e muzikës RnB thuhet se ka pasur disa mosmarrëveshje me të dashurin, dhe shkak ka qenë karriera e paratë. Megjithatë, persona pranë tyre kanë ngritur si alternativë edhe xhelozinë e Masarit, i cili e ka ndjekur Dhuratën në të gjitha koncertet e saj. Por, kohëve të fundit djaloshi nga Prishtina kishte zgjedhur t’i përkushtohej profesionit të tij si dentist, gjë që ia bënte të pamundur praninë në koncertet e Dhuratës. Megjithëse dyshja e njohur ka refuzuar të flasë për çështjen në fjalë, duke mos iu përgjigjur telefonatave.