I ftuari i radhës në pasditen e sotme të Rudinës, ishte drejtuesi i “Xing” Ermal Mamaqi. Një pjesë të mirë të bisedës me Magjistarin, ai ia dedikoi programit të tij, duke treguar për stafin, emocionet dhe të ftuarit. Mamaqi zbuloi se i ftuari më i vështirë që ka pasur në studio është deputeti Ben Blushi, pasi ai nuk qeshte.
“‘Xing’ është me dimension më të madh se emisioni paraardhës kështu që nuk iki nga “Klani” më fare. Jam i kënaqur nga çdo televizion, por presidenti i “Klanit” na trajton si partnerë.
I ka tejkaluar pritshmëritë si emision. Në fillim nuk kisha konkurrence sepse ishte vetëm emisioni jonë, por gjatë muajve në vijim pashë që suksesi është i garantuar. Ka raste që dhe të ftuarit më kërkojnë të jenë në emision.
Kam një staf shumë të lezetshëm, e kalojmë gjysmën e javës bashkë. Javën e nisim me mbledhje, që është shumë e rëndësishme. Pjesa më e rëndësishme e emisionit është të takoj të ftuarin dhe përgatitja.
Nuk kam shumë emocionë kur dal në skene, kjo edhe sepse emisionin e kam të xhiruar. Është tjetër ndjesia e ‘live’-it, edhe pse kam dalë disa herë ‘live’.
Pjesa kur merr duartrokitjen e parë nga publiku është emocionuese.
Personazhi më i vështirë është ai që nuk prodhon humor, meqë emisioni im bazohet aty. Por Ben Blushi më ka bërë me djersë sepse ishte shumë serioz, nuk qeshte. Ishte pak emision i vështirë nga pikëpamja e humorit, por ka patur shikueshmëri.
Më ka dërguar ‘sms’ gruaja Ben Blushit që më tha: “Faleminderit që ma bëre burrin të qeshë”.
Më tej ai ka zbuluar edhe të ftuarin që synon ta ketë në studio, e për të duhet të udhëtojë larg.
“Personazhi që kam provuar ta kontaktoj dhe ndoshta ka një mundësi kur të jetë në londër t’i bëj intervistë, objektivi është Rita Ora domethënë”./ revistawho.com