Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbulohet vila përrallore e Stines në Tiranë (foto)

19/12/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Zbulohet vila përrallore e Stines në Tiranë (foto)

Është gati 35 vjeç, ka jetuar rininë e hershme në Gjermani dhe tashmë po bën karrierë si kantautor në Shqipëri. Fjala është për artistin me origjinë nga Dibra, Nesti Duka (Stine), emri i të cilit para dy javësh u bë kryefjala e rrjeteve sociale, pas sherrit për pikët te “Kënga Magjike”, duke përfunduar në Komisariat. Por pas dëshmisë që dha në Polici, ku e mohoi ta kishte goditur Flori Mumajesin, sipas pretendimit të këtij të fundit, Stine iu rikthye skenës së “Dance ëith me”, ku po garon për një tjetër kupë me partneren e e tij, Roza Lati. Në një nga xhirimet e fundit me Rozën, ai ishte në kërkim të hidrosanitareve për vilën e tij. Miqtë e tij kujtonin se ai ende jetonte në një apartament pranë “21 Dhjetorit”, brenda të cilit kishte ndërtuar edhe studion muzikore, ku krijon për veten dhe kolegët. Por jo, pasi brenda një kohe të shkurtër, Stine ka ndërtuar këtë vilë përrallore që shihni, në zonën “Misto Mame”, në periferi të Tiranës, shkruan “Panorama”. Vila e ndërtuar mbi një sipërfaqe gati 500 metra katrorë është e stilit aristokrat, dhe që dallon mes kompleksit të shtëpive private në atë zonë, për arkitekturën e veçantë dhe luksin e ndërtimit. Stine është kujdesur që të krijojë një ambient krejtësisht privat, duke e rrethuar bukur, ndërkohë që çdo cep të saj e ka pajisur me kamera sigurie. Nuk dihet ekzaktësisht se sa mund t’i ketë kushtuar kjo ndërtesë e këndshme, e cila në hyrje ka një oborr të bollshëm, aty ku dhe Stine parkon makinat e tij. Edhe pse në botë, artistët për fitimet që marrin nga muzika kanë luksin të kenë shumë shtëpi e vila, për artistët shqiptarë ky luks mbetet ende një ëndërr. Ndër artistët e tjerë të komentuar për shtëpitë apo vilat e tyre të shtrenjta janë: Ermal Fejzullahu, Genta Ismajli, Sinan Hoxha, Anjeza Branka etj





11222401_952618741471258_5351983000816934220_n


Tags: luksstinevile
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Next Post
INTERVISTA / 1 vit me Besën: Festat këtë herë më gjejnë pranë familjes (FOTO)

INTERVISTA / 1 vit me Besën: Festat këtë herë më gjejnë pranë familjes (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera