Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO/ Zbulohet bashkëjetesa e Flori Mumajesit me prezantuesen kosovare Liberta Spahiu

01/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTO/ Zbulohet bashkëjetesa e Flori Mumajesit me prezantuesen kosovare Liberta Spahiu

Transferimi i Flori Mumajesit nga Shqipëria në Kosovë ka bërë jo pak zhurmë në media, të cilat kanë aluduar edhe mbi motivet që e çuan kantautorin e famshëm drejt këtij vendimi. Në fakt, artisti jo vetëm që u largua nga Shqipëria, por, edhe siç thuhet, ka blerë një shtëpi në Prishtinë.





elvana-1 

Natyrisht, kjo iniciativë e Florit i la të gjithë me gojëhapur, sepse arsyet që e lidhnin me Shqipërinë ishin të shumta, nisur që nga familja, për të vazhduar me studion e tij “Three Dots”, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Por ku ka motiv më të madh se dashuria që të shtyn të bësh “çmenduri”?


Burime të “Bluetooth” tregojnë se pikërisht dashuria e ka çuar kantautorin drejt vendit fqinj.

Kjo arsye është përfolur edhe më herët në media, megjithatë ne kemi zbuluar se gjërat mes Florit dhe vajzës në fjalë kanë kaluar tashmë në një nivel tjetër. Sipas burimeve, kantautori është duke bashkëjetuar me një prezantuese nga Kosova, në vilën e tij në një qendër rezidencash në periferi të Prishtinës.

Ai dhe bukuroshja në fjalë u bënë disa muaj që jetojnë bashkë dhe janë tejet të lumtur. Sipas fqinjëve të tyre, Flori dhe moderatorja e famshme shihen gjithmonë bashkë dhe janë thuajse të pandashëm nga njëri-tjetri.

Por, ajo që e bën të pazakontë këtë lidhje është fakti se vajza që i ka fituar zemrën Flori Mumajesit është pikërisht Liberta Spahiu, moderatorja aq shumë e përfolur për një lidhje me Getoar Selimin, e, gjithashtu, edhe një nga mikeshat më të mira të Elvana Gjatës.

Këngëtarja dhe prezantuesja e “Prive” ka pasur një marrëdhënie të afërt me Elvanën, e cila deri pak kohë më parë thuhej se ka pasur një romancë me Flori Mumajesin, lidhje që, në fakt, nuk është konfirmuar kurrë nga protagonistët. Sidoqoftë, ajo që është e qartë tani është fakti se Elvana nuk ka më asnjë kontakt me ish-bashkëpunëtorin e saj të shumë viteve, e ndoshta edhe me mikeshën e saj.

Nga ana tjetër, Liberta dhe Flori po jetojnë dashurinë, e dëshmi për këtë është edhe festa e ditëlindjes së prezantueses.

Vetëm në fillim të këtij viti, moderatorja festoi ditëlindjen e saj në një nga koncertet e Florit në Kosovë, i cili natyrisht e ka surprizuar duke kënduar për të.

Asokohe, askush nuk kishte dijeni për këtë lidhje, e me gjasë nuk kanë kuptuar mes vargjeve dedikimet e Flori Mumajesit për të dashurën e tij.

GSH.AL

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n
Breaking News

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
Next Post
PLAS SHERRI/ Rudina: Ti s’ke shikues, je thjesht burri i Sarës; Ledioni: “Top Channel” të përcolli për në dritaren e fundit

PLAS SHERRI/ Rudina: Ti s'ke shikues, je thjesht burri i Sarës; Ledioni: "Top Channel" të përcolli për në dritaren e fundit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera