Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe? 19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vidhen fotot, videot dhe mesazhet intime të Elvana Gjatës

19/12/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Vidhen fotot, videot dhe mesazhet intime të Elvana Gjatës

Këngëtares Elvana Gjata i vidhen të gjitha fotografitë, videot e mesazhet që dispononte në adresat e ndryshme të rrjeteve sociale dhe në email e aparatin celular. Vetëm pak ditë më parë, Elvana Gjata është alarmuar kur ka parë se fotot që ndodheshin në adresat e rrjeteve sociale ishin zhdukur. Për këtë fakt, i është drejtuar policisë së shtetit, ku burimet thonë se ka komunikuar edhe me ministrin e Brendshëm, i cili ka vendosur ekspertë kibernetik në dispozicion të saj. Prokuroria në bashkëpunim me policinë, pas 5 ditësh nga zhdukja e fotove e videove, ka arritur të gjejë autorët e kësaj vjedhjeje, duke identifikuar 4 adoleshentë të moshës 15-vjeçare, raporton ABC. Menjëherë është ndërhyrë duke i shoqëruar të rinjtë në polici e prokurori së bashku me prindërit dhe i kanë kthyer të gjithë fotot e videot e marra. Nuk dihet nëse ndonjë nga fotot e saj intime apo videot mund t’i kenë ruajtur apo shpërndarë në ndonjë adresë tjetër. Por gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar një gjë të tillë. Për veprimin e tyre kriminal, prokuroria ka proceduar 4 të rinjët në gjendje të lirë për akuzën e “hyrjes së pautorizuar kompjuterik” në bashkëpunim. Sipas policisë, të rinjët kishin arritur të thyejnë passwordin e adresave (INCLUDE) duke përdorur pyetjen e sigurisë, ku Elvana Gjata kishte shkruar pyetjen e sigurisë, “kur të rritesh çdo të bëhesh?” dhe përgjigjia ishte “këngëtare”. Gjetja e kësaj përgjigje ka bërë që të rinjtë të hynë në adresat e saj dhe të përvetësojnë të gjitha fotot e videot e saj.  / GazetaTema






Tags: elvana gjata
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?

19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Next Post
Kartolina e Krishtlindjes nga Familja Mbretërore

Kartolina e Krishtlindjes nga Familja Mbretërore








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera