Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare Françesk Radi. Kantautori i njohur ndodhej prej një jave në spitalin Nënë Tereza në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mjekëve Radi ka pësuar hemorragji masive të trurit. Edhe bashkëshortja e tij, Tefta Radi foli për gjendjen e rëndë duke u lutur shqiptarëve, por kantautori nuk ia doli të fitonte betejën me jetën.