Tre ditë pas daljes nga loja e famshme, konkurrentja e eleminuar Gerta akuzon se largimi i saj është bërë padrejtësisht. Në një prononcim për “revistawho.com”, vajza me flokët e kuqe e cila u bë pjesë e edicionit të 9 të “Big Brother” si çift me Denisin, tregon se nuk ishte publiku ai që i nxorri jashtë. Sipas saj ishte stafi i “Big Brother” që vendosi t’i skualifikonte tani, duke e ditur se më vonë ata do të bëheshin më të fortë. Sipas Gertës, e gjitha u bë me qëllimin për të mos lënë në lojë njerëz që mund të konkurrojnë Damianon, i cili sipas Gertës do të jetë edhe fituesi i sivjetshëm, përcaktuar nga produksioni.
“Mendoj se produksioni ka transmetuar pjesët tonë më të këqija, me qëllim që të na nxirrnin nga shtëpia. Ata e kuptuan se ne po bëheshim shumë të fortë dhe më vonë do ta kishin më të vështirë të na eleminonin. Mendoj se fituesi është i paracaktuar dhe ai është Damiano. Nuk është parë ndonjëherë në historinë e “Big Brother” që një konkurrent të dalë nga shtëpia e produksioni ta rikthejë sërish. Unë mendoj se ne ishim shumë të preferuar tek publiku. E kam parë këtë gjë pas daljes, nga njerëzit e shumtë që më kanë mbështetur, shkruar e telefonuar. E kam parë gjithashtu nga mbështetja e madhe që më ka dhënë familja ime. Nuk besoj se ndonjë vazjë që ndodhet aty, do të mbështetet nga familja siç jam mbështetur unë”, u shpreh ajo.
Pyetjes sonë nëse po vazhdon të takohet më me Denisin, Gerta i dha një përgjigje evazive.
“Ne kemi aktivitete të përbashkëta tani, pasi na thërrasin të dyve nëpër emisione apo vende të tjera. Nuk e di nëse do të takoheshim më nëse nuk do të kishim impenjime të përbashkëta”.
Ne e pyetëm drejtëpërdrejtë Gertën, nëse përfundimisht ka pëlqim për Denisin apo jo.
“Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”, u shpreh ajo./ revistawho.com