Sapo e ka parë veten në titujt e mediave se është e prekur nga sëmundja e Alzheimer-it, pak orë më parë, ka reaguar aktorja e njohur për rolin e Firdevs-it në serialin “Dashuri e ndaluar” dhe në “Sulejmani i madhërishëm”.
Në lajmet e fundit të mediave turke, thuhej se Nebahat Çehre është prekur nga një sëmundje e rëndë pak kohë më parë.
Sipas dyshimeve, aktorja e famshme 73-vjeҫare, e cila njihet për formën e shkëlqyer fizike, vuan prej kohësh nga Alzhaimeri. Madje, thuhet edhe se ajo është diagnostikuar nga kjo sëmundje më herët, në vitin 2013, ku iu shfaqën problemet e para me kujtesën. Mediat turke, madje citojnë edhe miq të afërt të aktores, të cilët e kanë konfirmuar sëmundjen e saj duke shtuar se Çehre po trajtohet nga një mjek personal.
Megjithatë, asgjë nuk duket të jetë e vërtetë në këto shkrime. Sapo ka lexuar lajmin në media, aktorja ka reaguar publikisht duke mohuar atë që është shkruar gjatë ditës së sotme, shkruan “Class”.
Nebahat Çehre, përmes një deklarate publike, ka thënë se lajmi që ka qarkulluar gjatë ditës nuk është i vërtetë dhe ka për qëllim të dëmtojë imazhin e saj: “Të dashura media dhe të dashur miq; sot pashë fotot e mia në internet bashkë me lajmin që nuk reflekton asnjë të vërtetë brenda tij, përkundrazi, dëmton imazhin tim. Para së gjithash, më duhet të theksoj se nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë atë që shkruhet. Avokati im, Bilal Kucuksengun, i cili është në kontakt me njerëzit dhe me institucionin nga ka dalë lajmi, ka nisur procedurat e domosdoshme ligjore” – thuhet në deklaratën e aktores së njohur.