Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Italianët ‘çmenden’ pas stilit shqiptar, Matrix emision për jetën e lirë në Tiranë

05/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Italianët ‘çmenden’ pas stilit shqiptar, Matrix emision për jetën e lirë në Tiranë

Një nga emisionet e televizionit italian “Canale 5”, Matrix, ka realizuar një reportazh dedikuar italianëve që kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.





Gazetari italian ka parë nga afër sesi jeton një pjesë e këtij komuniteti në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Dhe ja se çfarë konstaton ai:


“Nëse vjen në Shqipëri me imazhet e viteve ’90 në kokë, atëherë pa dyshim që do të ndodheni përpara një shoku të tipit metropolitan, drita, dyqane ku mund të blesh edhe syze firmato me një çmim prej 60,000 euro ose të relaksoheni në një nga baret dhe restorantet që janë në qendër, masivisht të populluara, e ku në një pjesë të mirë flasin italisht.

 

“Këtë restorant është vështirë ta gjesh në Napoli. Po ke shumë të drejtë, është shumë e rrallë, por edhe nëse do ta hapje, do të ishte e vështirë ta mbaje.

Ndërsa gazetari pyet një menaxher lokali në zonën e Bllokut: “Sa kushton një darkë te ju për person? 20 euro, i përgjigjet menaxheri? Saaaaa?, dëgjohet gazetari, përfshi dhe verën – i thotë menaxheri, duke e habitur edhe më shumë.”

25,000 italianë sot jetojnë në Shqipëri. Të tërhequr nga mundësitë që ofron ky vend ose thjesht për të ikur nga Italia, si një mënyrë për të ndryshuar jetesë.

“Këto ka mundësi që Italia nuk t’i ofron”. Fabio Rocchi, një italian nga Toskana, i cili ka hapur një restorant me produkte tipike nga zona e tij, thotë se në Shqipëri vazhdoi një aktivitet që në Itali po mbyllej. “Në Itali, ti nuk arrin dot të shohësh të ardhmen. Punon 13-14 orë në ditë dhe prapë llogaritë nuk të dalin. E kështu nuk mund t’ia dalësh.

Është paradoksale sesi t’i mund të importosh produkte, t’i zhdoganosh, t’i transportosh dhe të arrish të fitosh më pas në mënyrë të ndershme. Po mund ta bësh këtë me një taksim që llogaritet nga 7.5% në 15%. Do të doja të theksoja se këtu ka rregulla, nuk kemi të bëjmë me një Far West. Këtu nëse nuk paguan taksa për 3 muaj të mbyllin aktivitetin”.

Ndërsa një kliente italiane në lokal thotë: “Është e lehtë të takosh amerikanë, anglezë, gjermanë, etj., pra jo vetëm italianë. Ka një mjedis shumë kulturash që në Itali nuk ndihet prej shumë kohësh, sepse tek ne tentojnë që të të heqin dëshirën për të bërë gjëra.

Italianët në Shqipëri punojnë në sektorin e konsulencës, në energjinë e rinovueshme, në teknologjinë dixhitale, por mbi të gjitha në sektorin e restoranteve.

Një tjetër drejtues restoranti shprehet. “Në Shqipëri, në pak kohë kemi arritur rezultate që në Itali nuk do t’i kishim marrë dot”.

Ndërsa një tjetër thotë: “Mund të lëvizësh lirisht në 2:00 të natës apo edhe në 3:00 dhe të mos kesh frikë. Shumë shqiptarë po kthehen këtu”.

Tirana është një qytet plot jetë, e mbushur me të rinj, ku hahet mirë në çdo orë të ditës apo të natës. Një natë sa nga njëri lokal në tjetrin mund të mos mbarojë kurrë.

“E vendosa, thotë gazetari i Matrix, dua dhe unë të hap një aktivitet në Shqipëri ose të paktën duhet të përgatitem për ta bërë këtë. Gjeta adresën e një zyre konsulence këtu tek e cila janë drejtuar qindra sipërmarrës italianë. Do të më ndihmojnë që të kapërcejë pengesat burokratike me të cilat do të më duhet të përballem”, thotë gazetari.

Ai i drejtohet zyrës së konsulencës dhe i kërkon: “Unë dua të hap një kompani  këtu, sa duhet të shpenzoj? Desjona Zeqo, specaliste e zyrës, i thotë se regjistrimi i një biznesi kushton më pak se 1 euro dhe se hapja e një startup-i bëhet brenda  një dite.

Duke mos i besuar shifrës, ai i drejtohet një tjetër specialisteje e cila i përsërit se kushton afërsisht 80 cent (më pak se 1 euro). “Jeni duke u tallur?”- thotë gazetari, i cili nis nga puna për të përgatitur dokumentet.

Specialistja i thotë se pasi është bërë regjistrimi i biznesit, mund të bëhet çelja e një llogarie korrekte për veprimet e kompanisë dhe çdo gjë tjetër e nevojshme, të gjitha brenda ditës”.

Fabio Rocchi, sipërmarrës thotë se në Shqipëri punohet lehtësisht me euron edhe pse kjo nuk është monedhë zyrtare.

“Pra, ke avantazhet e euros dhe jo peshën që mund të sjellë ajo.”

Monitor

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
Next Post
Kida dhe Era Istrefi nuk ‘përmbahen’ më, zbulojnë më tepër seç duhet (FOTOT)

Kida dhe Era Istrefi nuk 'përmbahen' më, zbulojnë më tepër seç duhet (FOTOT)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera