Mbase Arilena nuk e priste që “Nëntori” t’i sillte suksesin ndërkombëtar, por kënga po dëgjohet anë e mbanë botës. “Nëntori” mban vendin e 80 në Shazam duke kaluar kështu Sian dhe Lana Del Rey në këngët më të dëgjuara në të gjithë botën. Ndërsa në disa shtete kënga është në “Top 5” duke e bërë Arilenën të ketë sukses ndërkombëtar. Arilena aktualisht e ka përfunduar realizimin në versionin anglisht të këngës dhe shumë shpejt pritet të publikohet edhe videoklipi./revistawho.com