Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi! 01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re! 01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“! 01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

5 mënyra për të pasur një kolonë (shtyllë kurrizore) të shëndetshme

06/04/2017
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
5 mënyra për të pasur një kolonë (shtyllë kurrizore) të shëndetshme

Nga Esmeralda Sheqi & Nensi Bita





Kur fillojnë dhimbjet e shpinës do të thotë që është arritur në një pikë disfunksioni për të cilin trupi ynë nuk është më në gjendje të kompensojë, duke shfaqur simptomat. Një kolonë e shëndetshme kërkon kujdes të përditshëm, disa herë në ditë, sikurse kujdesemi çdo ditë për shëndetin dentar. Ku qëndron ndryshimi? Dhëmbët mund t’i shohim çdo ditë në pasqyrë ndërsa kolonën jo; në anglisht është një thënie ” Out of sight, aut of mind”, që do të thotë ” Larg syrit, larg mendjes”. Pra duhet ta kemi pjesë të mendimit tonë të përditëshëm kujdesin për kolonën, për vetë rëndësinë që ajo ka në dinamikën e trupit tonë, (të gjithë e dimë çdo të thotë një dhimbje shpine).

Ju njohim me 5 këshilla të thjeshta që mund t’iu ndihmojnë për një kolonë të shëndetshme:


1- Sigurohuni që kolona juaj te jetë e qetë gjatë gjumit.

Ndërkohë që flini të gjitha strukturat e kolonës, ligamentet, muskujt dhe kapsulat artikulare që përgjatë gjithë ditës kanë qënë në tension për të mbajtur pozicionin e duhur, gjatë gjumit kanë mundësinë e pushimit dhe të rigjenerimit. Për këtë, zgjedhja e dyshekut dhe e jastëkut, përveçse një zgjedhje individuale duhet të bazohet në disa rregulla se çfarë duhet të zgjedhësh për një gjumë të rehatshëm.

2- Tregoni kujdes për këpucët që përdorni.

Qoftë në një ecje sportive apo të përditshme, këpucët kanë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e kolonës vertebrale. Këpucët ideale janë ato që suportojnë harkun longitudinal të këmbës dhe shpërndajnë në mënyrë korrekte peshën e trupit.

3- Kontrolloni gjendjen e kolonës suaj.

Drejtohuni një terapisti fizikal për vlerësimin e kolonës dhe për menaxhimin korrekt të saj  gjatë përditshmërisë. Realizoni terapi adekuate për shqetësimin më minimal që paraqisni duke evituar instalimin e problemeve më të komplikuara

4- Evitoni qëndrimin ulur për një kohë të gjatë.

Në pozicionin ulur disqet intervertebrale janë 3 herë më shumë në stres krahasuar me qëndrimin në këmbë, sepse legeni ndryshon pozicionin e tij duke i dhënë një mbështetje të ndryshme kolonës vertebrale. Për personat që qëndrojne ulur për motive profesionale duhet që cdo 20-30 minuta të levizin  për kolonën dhe qarkullimin e gjakut.

5- Realizoni ushtrime specifike për barkun dhe vithet.

Ushtrimet e forcimit të këtyre muskujve ndikojnë drejtëpërdrejt në funksionimin e kolonës vertebrale duke suportuar gjatë lëvizjeve dhe sforcimeve. Mjaftojnë pak minuta ushtrime në ditë për të evituar stresin e përditshmërisë dhe problemet në lidhje me të./ revistawho.com

*Fizioterapistet i gjeni pranë SkinTech Derma Center 

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Next Post
Eni Koçi paralajmëron: Bëhuni gati, ja çfarë do ndodhë (FOTO)

Eni Koçi paralajmëron: Bëhuni gati, ja çfarë do ndodhë (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera