Depilimi është një proces sa i dhimbshëm po aq edhe bezdisës. Qimet dalin vend e pa vend dhe në çdo kohë. Ekzistojnë shumë metoda për të eleminuar këto të fundit, por ato natyralet janë më të mirat. Shumë femrave edhe pushi i fytyrës u shndërrohet në qime pasi këto të fundit errësohen dhe trashen. Në vend të piskatores ju duhet të përgatisni një nga recetat e mëposhtme për të hequr qimet në pjesën e buzëz së sipërme, shkruan syri.net.
2 Maska natyrale
1.½ lugë çaji vaj kokosit
Tre lugë miell
ujë
Udhëzime:
Lyeni lëkurën e mbuluar me qime me vaj kokosi dhe mbulojeni me pastën që përftuat nga mielli me ujin. Lëreni për 15 minuta dhe më pas hiqeni nga lëkura. Shpëlajeni me ujë dhe mos harroni të hidratoni lëkurën me një krem.
2. ½ lugë çaji bollgur
6-8 pika lëng limoni
Një lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
Grini bollgurin dhe përziejeni me lëngun e limonit dhe mjaltin deri sa të formohet një paste
Aplikoni përzierjen në fytyrë dhe lëreni për 20 minuta.
Përsëriteni këtë procedurë tre herë në javë për rezultatet më të mira.