Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayismani janë bërë fytyra shumë të dashura për publikun shqiptar. Së pari lidhja e pastaj martesa e tyre bëri që e gjithë vëmendja të kthehet tek dyshja. Ditë më parë Çënari shkroi një mesazh falënderues në gjuhën shqipe, gjë që entuziazmoi shumë publikun shqiptar, por duket se ai e ka mësuar tërësisht gjuhën tonë.
Në një imazh të publikuar nga ai në profilin e tij në Instagram, Almeda i komentoi bashkëshortit në gjuhën shqipe, që do të thotë se Çënari di shqip.
“Shpirti immmmmm” janë fjalët e Almedës në foto.