I ftuar mbrëmë në emisionin ‘Studio e hapur’ në News 24, Arian Çani, ka ‘sulmuar’ fort indiferentizmin e shqiptarëve për çështje të caktuara dhe habitet me faktin se në vend që shqiptarët të ikin në çadër, shkojnë të hanë mish e të shohin futboll. “Hanë mish dhe shikojnë futboll. Ca hanë mish në Dajt, ca në Mullet. Nuk kalon dot, trafiku vu. Sepse jemi popull i madh, mishngrënës i paparë. Çadra është atje. Jo! Populli ikën ha mish. Se ku i gjen paratë ky popull. Hashashi është sheshit, shpërndahet nga pak”, tha ai.