Po, ka shumë njerëz, përshirë edhe të famshmit, që xhirojnë pjatën, rrugën, flokët, këpucët, njerëzit, vendet, çdo ditë, gjithë ditën. Të tilla kemi edhe në showbiz-in tonë, vajza që na mbajnë të informuar me “fakte” për çdo gjë që bëjnë. Besojmë se të gjithë jeni njohur me risinë e Instagram, “Instastory”-n, pjesën ku mund të publikosh pafund foto e video, që qëndrojnë aty për 24 orë. Mirëpo ka nga ata personazhe, “Instastory”-t e të cilëve nuk mbarojnë kurrë. Për shembull, Dafina Zeqiri poston çdo lëvizje të saj, e shpesh njerëz që nuk i njohim. Xhensila Myrtezaj ka fiksim të publikojë ushqimin. Ajo nxjerr në profilin e saj thuajse çdo vakt që ha. Orgesa Zaimi, Ledina Çelo dhe Bora Zemani si nëna të lumtura përgjithësisht nxjerrin video e foto të fëmijëve të tyre, ndërsa moderatorja Roza Lati zakonisht reklamon programin që drejton, të ftuarit, pjesë nga emisioni etj. Po ashtu modelja Emina Çunmulaj pjesë më të madhe të postimeve i ka me vogëlushen e saj, shkruan “revistawho.com”. Nga ana tjetër një nuse e lumtur si Almeda Abazi na mban të informuar për ditët e bukura që po kalon pas martesës. Se sa shumë postime bëjnë, mund ta vëreni në fotot e mëposhtme. Shikoni pjesën e sipërme të fotos e do të bindeni që janë shumë e na besoni që nuk mbeten kurrë bosh./ revistawho.com
XHENSILA MYRTEZAJ
DAFINA ZEQIRI
ORGESA ZAIMI
LEDINA CELO
ALMEDA ABAZI
EMINA CUNMULAJ
BORA ZEMANI
ROZA LATI