“Me vëllaçkon e vogël që më tregon histori deti”! Kështu shkruan vajza e bashkëshortes së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Rea Xhillari krahas kësaj fotoje të bukur. Ajo shfaqet me vogëlushin Zaho i cili tashmë është rritur aq sa për të dalë xhiro me motrën e madhe nëpër Tiranë. Ata kanë shkuar në Muzeun Historik Kombëtar, kanë ndaluar pranë një anijeje ndërsa Zaho mban veshur një xhaketë piratësh. Me sa duket të voglit i pëlqejnë përrallat me piratë./ revistawho.com