Lideri i grupit “Asgjë Sikur Dielli”, Alban Nimani, do të bëhet baba për herë të dytë. Edhe pse është i rezervuar për jetën private dhe flet rrallëherë për të publikisht, lajme të bukura si ky s’mund të mbahen vetëm për vete. Nga një postim i fundit në rrjetet sociale, Albani ka njoftuar se familja e tij së shpejti do të gëzohet edhe me një anëtar më shumë. Në fotografinë e ndarë në Instagram shihet bashkëshortja Klejda dhe djali Joni, bashkë me përshkrimin: Klajda, Joni dhe… Figura e diellit, e zgjedhur për të zëvendësuar personin e tretë duket se ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë pas pak javësh. Jeta artistike e Albanit vazhdon mes Tiranës dhe Prishtinës, me koncerte live, aktivitete në qendrën kulturore “Tulla”, por edhe angazhimet si pedagog në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.