Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

MESAZHET E KERCENIMET/ “Do të ngjitem lart në shtëpi”, si e përndiqte fansi i çmendur Luana Vjollcën

13/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
MESAZHET E KERCENIMET/ “Do të ngjitem lart në shtëpi”, si e përndiqte fansi i çmendur Luana Vjollcën

Prej një viti, prezantuesja e njohur Luana Vjollca nuk kishte gjetur qetësi prej përndjekjes së vazhdueshme, kohë pas kohe, të Besmir Lilës, personit që shihni në foton më poshtë.





Besmir Lila
Besmir Lila

Ai ishte kthyer nga Anglia, e prej 2016-ës, i ishte shkrepur në kokë të besdiste prezantuesen, duke i shkruar mesazhe të ndryshme në rrjetet sociale, kryesisht Instagram, por edhe ndjekur nga pas në kohën që ajo dilte nga puna, shkruan “Panorama”.

“Panorama” ka mësuar se Besmiri e priste pothuajse çdo ditë pasi ajo dilte nga puna në “TCH”.


Ndërsa në mesazhet e dërguara i shkruante se “do të të ngjitem lart në shtëpi” apo “të pres poshtë”, shkruan “Panorama”.

Një ditë më parë, Luana kur ka dalë nga puna, ka qenë duke ikur për në shtëpi me makinën e saj Audi, por nga pas kishte edhe maniakun me një automjet Fiat Punto që e përndiqte, shkruan “Panorama”.

Për këtë arsye, Luana kishte kërkuar ndihmën e mikut të saj Krenar Cocaj, i cili ishte nga pas makinës së prezantueses për t’i ardhur në ndihmë në rast rreziku nga personi që i ishte bërë shqetësim prej kohësh.

Besmir Lila
Besmir Lila

Por në një moment, të tre makinat në distancë të vogël me njëra tjetrën, kanë ngecur në trafik tek mbikalimi i ri që po bëhet në Unazë të Re, pas hotel “Roland”. Në këtë kohë, maniaku ka dalë nga makina dhe i ka shkuar te xhami i parë Luanës duke i bërtitur, shkruan “Panorama”.

Por nga pas i ka ardhur grushti i Krenarit, i cili kishte dalë gjithashtu nga makina për të ndihmuar prezantuesen.

Aty kanë nisur grushtet me njëri-tjetrin, por për fat të mirë përfunduan me aq. Tre makina pas tyre kanë rastisur dy oficerë policie që patrullojnë në zonën e Unazës së Re të cilët i kanë shkuar menjëherë në ndihmë Krenarit dhe Luanës, shkruan “Panorama”.

Në momentin që oficerët janë afruar, kanë pikasur se maniaku teksa po zihej me grushte me Krenarin, po nxirrte nga çanta një armë, dhe e kanë ndaluar, duke shmangur kështu një ngjarje më të rëndë.

Maniaku ka ikur me vrap duke u futur në makinën e tij që e kishte lënë në trafik dhe aty oficerët e kanë bllokuar, duke i gjetur me vete në çantë edhe pistoletën e modifikuar me fishekë shotgan (çifteje) e cila e e kishte fishekun në gojë gati për t’u shkrepur, shkruan “Panorama”.

Luana më pas është shoqëruar në Polici ku ka bërë kallëzim, dhe ka shpjeguar përndjekjen prej vitit 2016.

I riu është arrestuar dhe akuzuar për “përndjekje” edhe “tentativë vrasje”.

Ai banon pranë “TEG” në Lundër./ Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Next Post
Djali i Presidentit në lidhje të hapur me bukuroshen e serialit “O sa mirë”

Djali i Presidentit në lidhje të hapur me bukuroshen e serialit “O sa mirë”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera