Edhe pse shumë e pasur, Britney Spears nuk mund të marrë vendime për financat e saj. Ylli i muzikës do i japë fund performancave të saj në Las Vegas por ndërkohë që këngëtarja punon fort dhe ka një pasuri të konsiderueshme, është babai i saj ai që vazhdon të kontrollojë financat e saj. Që prej vitit 2008, babai i këngëtares, Jamie Spears mori përsipër të kujdesej për financat e së bijës, pasi kjo e fundit pësoi një krizë nervore. Një burim për “Page Six” ka thënë: “Britney punon shumë dhe të gjithë që punojnë më të paguhen mjaft mirë. Eshtë tepër e çuditshme që ajo nuk mund të marrë vendime për financat e saj apo jetën personale pa aprovimin e babait të saj”./topalbaniaradio