Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2! 16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën  16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…” 16/12/2025
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari 16/12/2025
A janë ndarë apo jo? Klea më në fund jep përgjigjen që të gjithë prisnin! 16/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

DËSHMIA/ Fansi i çmendur i Luanës: Jemi të dashuruar, ajo me premtoi martesë

14/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
DËSHMIA/ Fansi i çmendur i Luanës: Jemi të dashuruar, ajo me premtoi martesë

Besmir Lila është 32-vjeçari nga Tepelena me banim në Tiranë, I cili përndiqte moderatoren seksi, Luana Vjollca. Prej kohësh ai ishte kthyer në një shqetësim për Luanën, duke shkaktuar dhe një incident të rëndë një ditë më parë. Prezantuesja e “Pa Limit” sapo kishte dalë nga puna dhe ishte duke shkuar për në shtëpi me makinën e saj tip “Audi”, kur kishte vënë re se po ndiqej nga një mjet “Fiat Punto” në të cilin ndodhej Lila. Duke qenë se ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalonte makinën, në atë moment Luana ka lajmëruar për situatën që po i krijohej, mikun e saj Krenar Çoçaj. Ky i fundit i ka shkuar menjëherë në ndihmë këngëtares Vjollca, ku po e ndiqte nga pas me makinën e tij për ndonjë rast rreziku. Për një moment, mjetet kanë ngecur në trafik në Unazën e Re dhe 32-vjeçari i ka shkuar “fiksimit” të tij në xhamin e makinës dhe i ka kërkuar ta takonte e të bisedonte me të. Për një moment, Lila ka nisur të bërtasë, kur nga pas ka marrë një grusht nga Krenar Çoçaj, shkruan Gazeta Shqiptare.
Dy djemtë kanë filluar të zihen me njëri-tjetrin me grushte e shkelma, duke përdorur edhe fjalë banale. Çoçaj i ka kërkuar 32-vjeçarit ta linte të qetë mikeshën e tij dhe të largohej prej saj, ndërsa ky i fundit, duke e ofenduar i kishte pohuar se e dashuronte. Lila e Çoçaj kanë marrë shenja të dukshme në fytyrë, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në sy të shumë kalimtarëve. Vetëm pak metra pas tyre ndodhej edhe një makinë policie e cila patrullonte në zonë. Uniformat blu u shkuan menjëherë në mbrojtje moderatores së njohur dhe mikut të saj, ndërsa ndërhynë për të shuar sherrin.
Por, kur Besmir Lila po nxirrte nga çanta një armë, është arrestuar menjëherë nga oficerët e policisë, të cilët bënë të mundur që sherri në fjalë të mos përfundonte në ndonjë tragjedi.





Burime pranë policisë thanë dje për “GSH” se që në fillim të dëshmisë, Besmir Lila ka rrëfyer se me Luanën ishte i dashuruar dhe kishte vendosur të bënte gjithçka për të. I riu ka treguar se ishte takuar më parë me moderatoren, duke pohuar se të dy kishin ndjenjë për njëri-tjetrin. 32-vjeçari ka mohuar faktin se e përndiqte prezantuesen, pasi shkuarjen e tij pas Luanës e konsideronte si një veprim që mund ta bëjë kushdo që është i dashuruar.
Ndërsa, moderatorja e njohur, e terrorizuar për situatën e krijuar, ka treguar se i riu e përndiqte prej 8 muajsh, por nuk e kishte denoncuar asnjëherë në polici. “Më bezdiste shpeshherë. Pothuajse kur shkoj e kur kthehem nga puna për në shtëpi. Nuk e kam denoncuar, sepse nuk i kam kushtuar shumë rëndësi”, – ka thënë në polici Luana. Kurse miku i saj, Krenar Çoçaj ka treguar se ishte njoftuar me telefon nga Luana se dikush po e ndiqte nga pas.


Tags: besmir lilafansluana vjollca
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2!
Breaking News

Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2!

16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën 
Breaking News

“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën 

16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…”
Breaking News

Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…”

16/12/2025
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari
Breaking News

Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari

16/12/2025
A janë ndarë apo jo? Klea më në fund jep përgjigjen që të gjithë prisnin!
Breaking News

A janë ndarë apo jo? Klea më në fund jep përgjigjen që të gjithë prisnin!

16/12/2025
Karim Adeyemi do largohet nga Dortmund dhe arsyeja mund të jetë Loredana!
Breaking News

Karim Adeyemi do largohet nga Dortmund dhe arsyeja mund të jetë Loredana!

16/12/2025
Next Post
Befason Joana e BB6, publikon foto me Anaidin

Befason Joana e BB6, publikon foto me Anaidin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera