Duket se seriali “Ertugrul” ka pushtuar vëmendjen e të gjithëve, e për këtë sigurisht që kanë meritë edhe aktorët profesionistë. Esra Bilgiç është një prej tyre, në rolin e rëndësishëm të sulltaneshës Halime. Ajo ka rrëfyer për punën në sheshxhirimin e serialit, një nga produksionet më të mëdha realizuar ndonjëherë në Turqi. Ajo tregon se ka pasur shumë vështirësi pasi pjesën më të madhe e kanë xhiruar në mot të ftohtë.
“Unë jam nga ata njerëz që preferoj motin e nxehtë. Na është dashur që të xhirojmë një pjesë të madhe të skenave në mot shumë të ftohtë. Më besoni që kjo ka qenë shumë e vështirë. Madje kam ndjerë sikur ky sezon ka për të qenë i pafundëm. Të jetosh në të shkuarën është shumë e vështirë, edhe sikur ta bësh këtë thjesht për xhirim”.
Por Halimeja tregon edhe për momente të bukura, e njërin prej tyre e veçon si më të bukurin.
“Ka patur skena të shumta por njëra që më vjen në mendje është ajo kur Halime takohet fshehurazi me Ertugrulin dhe më vonë e bind të atin me zor që ta martojë e Ertugrulin. Dhe ia arrin qëllimit”./ revistawho.com