Shumë e lumtur për triumfin në spektaklin e vallëzimit “Dance with me”, këngëtarja Alberie Hadërgjonaj shprehet se fitorja ishte e merituar. E pyetur se për kë do të vtotonte nëse do të ishte në pozicionin e publikut, ajo përgjigjet : Të jem e sinqertë, Albërien. Megjithatë artistja thekson se i gjithë kasti ishte shumë i mirë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Hadërgjonaj ka treguar edhe mbi raportin me Robert Aliajn dhe përplasjen me të në finale. “Kam dhënë shumë, javë pas jave. Ndoshta edhe suksesi ndër vite bëri që njerëzit të më marrin më seriozisht. Unë gjithmonë, kur bëhem pjesë e një gare pretendoj. Është një kujtim shumë i bukur ndër vite. Realisht që të gjithë ishin shumë të mirë. Ndaj dhe kur mora kupën, thashë që e ndaj me kastin, sepse të gjithë e meritonin atë kupë. Besoj se askush nuk është mërzitur. Të gjithë më kanë uruar me gjithë zemër për fitoren. Më erdhi shumë keq me Bertin në fund, sepse në këto 14 javë me Bertin ia kemi kaluar shumë mirë, kemi ngrënë dhe pirë pas spektaklit. Berti është shumë i butë, ndaj dhe gjithçka unë e nisa si shaka mbrëmjen e spektaklit. Sepse, siç dihet, Berti ndër javë ka ngacmuar thuajse të gjithë konkurrentët, por për humor më shumë”, ka thënë ajo.