Charlize Theron ka folur për incidentin e tmerrshëm, nga i cili thuajse u paralizua. Aktorja 41-vjeçare, ishte në xhirimet e filmit “Aeon Flux” në 2005, kur ajo u rrëzua dhe përjetoi një dhimbje të tmerrshme në qafë. Aktorja ka përshkruar rrëzimin e tmerrshëm në një intervistë të dhënë për “News.com.au”, ditën e premte, duke thënë: “Isha vetëm pak centimetra larg nga të mbeturit e paralaizuar për gjithë jetën time”. Charlize është rrëzuar duke dëmtuar qafën e saj në xhirimet e filmit aksion, një situatë të cilën ajo e konsideron një aksident të tmerrshëm. “8 vite dhimbje, ku nuk shpëtoja dot nga spazmat dhe dëmtimi i nervave. Përfundova duke bërë një ndërhyrje në qafë 4 vite më parë”. Ajo ka shtuar më tej se tashmë është një gjendje të mirë shëndetësore por që prej asaj kohe nuk ka pranuar role të tilla./topalbaniaradio