Në emision ‘Xing me Ermalin’ kohët e fundit është vënë mungesa e këngëtares Filloreta Raçi, e njohur nga publiku si Fifi. Shkak janë bërë vonesat në punë thonë burimet e emisionit’Thumb’. Pas këtyre fjalëve këngëtarja ka folur për ‘Lajmi.net’.
“Në këndin e emulacionit të Ermal Mamaqit mora fletërrufe për sjellje të pahijshme dhe harrova të bëja autokritikë”
Na ngelet vetëm të shohim nëse Ermali do ta zvendësojë Fifin. Por një gjë është e sigurt që këngëtarja do të vazhdojë me planet e saj muzikore, e cila deri tani ka korrur shumë sukses.