Ndërkohë që Leonard Bombaj është i ftuar në “Xing me Ermalin”, Ajsi ka diçka për të thënë për të. Aktorja e re, e cila disa vite më parë ka akuzuar regjisorin për abuzim seksual, ka publikuar disa foto të reja në rrjetet sociale, ku ka dhënë edhe mesazhin e saj për Bombajn, i cili vazhdimisht i ka mohuar abuzat, madje edhe e ka quajtur Ajsin “mashtruese”.
“Dua armiq të rinj, se këtyre të vjetërve kam filluar t’u pëlqej”- shkruan Ajsi në Facebook, ndërsa thotë se është në kërkim të gjërave të reja. /Xing