Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Saysiman prej kohësh janë në përcjellje të mediave rreth jetës së tyre private e asaj artistik. Në një intervistë të realizuar nga Top Channel me Almedën ajo ka zbuluar diçka interesante dhe shumë pozitive shkruan lajmi.net. Ajo gjatë intervistës tregoi se sapo e ka telefonuar ‘Çënari’ dhe i ka thënë se dëshiron të bëj diçka më shumë për shqiptarët, diçka më shumë se një përshëndetje, dhe duke pasur një hotel kaq luksoz kjo mund të jetë ide shumë e qëlluar nga ana e tij. ‘’Ndjei se duhet të bëj diçka jo vetëm një përshëndetje prandaj çdo shqiptarë që vjen këtu ka ulje’’, ka thënë aktori turk. Ai dhe shqiptarja Almeda Abazi dashurinë e tyre disa vjeçare e kanë kurorëzuar edhe me martesë derisa Tolgahan tash edhe më shumë po vazhdon të jetë i preferuari i shqiptarëve.