Ka vetëm tre javë që ka sjellë në jetë fëmijën e parë, vajzën Lea De Seine me të fejuarin Bradley Cooper dhe duket se Irina ka punuar shumë për ta kthyer trupin në gjendjen e mëparshme. 31-vjeçarja postoi një foto në Instagram ditën e sotme e veshur me bikini ku dukej trupi i saj sexy dhe barku i sheshtë. “Përpara perëndimit të diellit. Në këto momente”, -shkruajti modelja. Nga ana tjetër edhe Bradley i është kthyer punës për filmin e ri “A star is born” ku do të aktrojë edhe Lady Gaga./revistawho.com