U cilësua si vogëlushja më e bukur në botë kur 10 vite më parë ishte protagoniste e një set-i fotografik për “Vogue France”, ku ishte veshur dhe grimuar si e madhe. Sot Thylane Blondeau është bërë një gjashtëmbëdhjetë vjeçare jashtëzakonisht e bukur, me sy blu dhe me një ngjashmëri të madhe me Brigitte Bardot. Ajo ka dy prindër gjithaq të famshëm, të ëmën prezantuese Veronika Loubry dhe të atin ish-futbollistin Patrick Blondeau. Thylane punon si modele që kur ishte 4 vjeçe dhe u pikas nga Jean Paul Gaultier./ revistawho.com