Duke qenë se prej kohësh është tërhequr nga jeta politike, daljet e rralla publike të ish-kryeministrit Fatos Nano kurdoherë bëjnë përshtypje. Në këto ditë feste, na vjen dhe poza e tij e fundit. Fatos Nano shfaqet përkrah djalit të tij 22-vjeçar Klajdi Nano. Klajdi është djali i birësuar i politikanit, i biri i bashkëshortes së tij Xhoana Nano. Ish-kryeministri i dha mbiemrin kur Klajdi ishte vetëm 14-vjeç. Kjo foto është hedhur në llogarinë e të riut në Instagram i cili përmes kësaj poze ka uruar festat.