Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO/ Sportistja e medaljeve të arta rrëfen jetën pas sportit dhe divorcit: Im bir nuk ka asnjë lidhje me të atin

20/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTO/ Sportistja e medaljeve të arta rrëfen jetën pas sportit dhe divorcit: Im bir nuk ka asnjë lidhje me të atin

Janë bërë plot 20 vjet që nga koha kur nisi sportin për herë të parë, dy dekada që për të kanë regjistruar shumë medalje; ari, bronzi e argjendi. Por nuk ishin ata që e lumturonin më shumë ish-peshëngritësen Fetie Kasaj. Më shumë se aq, ishte valëvitja e flamurit, duatrokitjet e publikut dhe emri “Albania” që dëgjohej gjithandej kur ajo nderohej në podium. “Po vdes nga dëshira për t’u rikthyer…” – thotë kampionia pas disa viteve kur e ka lënë sportin. Sot, është shefe policie, por do të bënte gjithҫka për t’u rikthyer. I ndjek gjithmonë kolegët e saj në ҫdo garë ndërkombëtare dhe e di se si ndihen e ҫfarë përjetojnë ata nga ato podiume, i njeh mirë dridhjet dhe emocionet e tyre, jeton pothuaj të njëjtat, ha thonjtë sa herë ata luftojnë për një medalje më shumë… Por e di që është një kohë e shkuar tashmë. Medaljeve të renditura në dollap, tanimë i gëzohet djali i saj Rohan, i cili, ndoshta ende nuk e kupton se sa vlerë kanë, por ka dëshirë t’ua tregojë ato shokëve në shkollë…





Në një fazë të re të jetës, ish-kampionia e peshëngritjes Fetie Kasaj, ka rrëfyer më shumë për jetën jashtë sportit në studion e “Pasdite në Top Channel”, si dhe për divorcin me bashkëshortin, një prej periudhave më të këqija të jetës, sidomos për Rohanin, të birin: “Ka qenë një periudhë e vështirë për mua dhe Rohanin, por jam munduar që t’ia shpjegoj tim biri se i ati e do shumë. I them se babi është larg, por të do shumë dhe do vijë… Këtë gjë bëjnë edhe prindërit e mi. Është një pjesë që ai do ta kuptojë vetë kur të rritet….”  – tregon Fetia duke shtuar se gjithmonë ka dashur që në sytë e të birit, nëse jo fizikisht, i ati të jetë i pranishëm me forma të tjera: “Unë mundohem t’i rri larg dhe im bir nuk ka asnjë kontakt me të… Por sa herë ka ditëlindje e festa, i dërgoj dhurata dhe i them këto i ke nga babi, në mënyrë që ai të mos e ndiejë mungesën…”

Fetie Kasa


Jeta si nënë e vetme, siҫ mund të kuptohet, nuk ka qenë e thjeshtë për Fetien, por edhe gjatë këtyre viteve të vështira, i biri i ka falur një lumturi të jashtëzakonshme: “Rohan ka shumë dëshirë të mbajë një medalje që kam marrë si kampione bote në Kore. Atë e ka fiksim, sepse ajo ka një dragua. Aty është edhe fotografia ime. E ka fiksim ta marrë edhe në shkollë. Ndoshta e di që është e rëndësishme. Nuk i ka shumë qejf medaljet e tjera të arit, që janë edhe më të mëdha, por vetëm atë…” – tregon Fetia për dëshirën e madhe të të birit që medaljet e së ëmës t’ua tregojë edhe shokëve në shkollë.

Nëse Rohan, një ditë do të jetë peshëngritës, Fetia nuk do ta impononte, përkundrazi, por sot mendon se ai nuk e ka fizikun e një shtangisti. Ai ka dëshirë të bëhet doktor, basketbollist ose futbollist. Me sportin, me siguri, do të jetë gjithmonë i lidhur. Të paktën, aq sa mamit t’i nxjerrë mallin e pothuaj dy dekadave me medalje./revistaclass

Tags: fetie kasa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…
Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 
Breaking News

“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 

18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”
Breaking News

Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”

18/01/2026
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Next Post
Çmim i rëndësishëm për Rita Orën, shpallet artistja më e pëlqyer

Çmim i rëndësishëm për Rita Orën, shpallet artistja më e pëlqyer








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera