Kim Kardashian tërheq gjithmonë vëmendjen, por këtë herë ajo ka tërbuar besimtarët. Ajo shndërroi figurën e “Shën Maria”-s në grupin e ri të “Kimoji” ku përfshiheshin edhe disa emoji me kanabis. Por nuk mbaron me kaq. Edhe pas kritikave të fansave, Kim u shfaq në Los Angeles me një fustan të zi të tejdukshëm me figurën e “Shën Maria”-s në mes të gjoksit. Një nga fansat e tërbuar i shkruajti: “Si guxon Kim, ti thua se je kristiane, por krahason veten me “Virgjëreshën Mari”. Një tjetër i përmendi edhe babain e saj të ndjerë. “Jam e sigurt që babai jot do i vinte turp nga ty”./revistawho.com