Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO/ Arben Mevlani konfirmon krushqinë dhe takimin me familjen Berisha

21/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO/ Arben Mevlani konfirmon krushqinë dhe takimin me familjen Berisha

Spikeri dhe gazetari i njohur i lajmeve, Arben Mevlani, ka qenë këtë pasdite i ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan për të ndarë me publikun kujtimet e një jete në ekran si dhe për të folur për pikën e tij të dobët, të bijën.





Marrëdhënien e ngushtë që ka me të atin, Armina e ka treguar shpesh në intervistat e saj, por sot, Arbeni ka rrëfyer se vajzën e tij të vetme e ka trajtuar përherë si shoqe, më shumë sesa si bijë: “Me Arminën i kam ndërtuar gjithmonë kështu marrëdhëniet, më shumë kemi qenë shokë dhe shoqe, kemi folur gjithmonë si shokë se sa si atë e bijë…”


Prej disa kohësh tashmë, Armina është larguar nga shtëpia e mamit dhe e babit. Ajo jeton së bashku me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha. I pyetur për këtë marrëdhënie, Arbeni tregon se në fillim kur e mësoi këtë lidhje nga e bija iu duk gati e pabesueshme:

“Në fillim më ka ardhur e papritur kur ma tha Armina… Me familjen Berisha… Nuk e di, por nuk më shkonte mendja. Megjithatë, ajo e zgjodhi dhe e vendosi vetë këtë rrugë” – vijon më tej spikeri i Tv Klan.

armina mevlani

Tani që familjen Berisha dhe Mevlani i bashkon një lidhje e gjatë, Arbeni është i kënaqur me të bijën. Armina ka qenë gjithmonë këmbëngulëse për atë që ka dashur dhe në marrëdhënien e saj ka bërë të njëjtën gjë. Po si është krushqia me familjen Berisha, në ҫ’fazë është ajo?

I pyetur për këtë nga Rudina, Arbeni thotë se familja e tij, drejt kësaj krushqie janë: “Kështu i bie…” – thotë ai me të qeshur, por pranon se të rinjtë, paravërësisht traditës, kanë nisur të bashkëjetojnë pa pritur të bëjnë ritet, me shkëmbime unazash apo të tjera si këto. Megjithatë, një takim me familjen e ish-kryeministrit është bërë: “Një takim me familjen Berisha e kemi bërë”.

Tani që të gjithë presim një hap më shumë në marrëdhënien e Arminës dhe Shkëlzenit, edhe familja e Arminës dhe ajo e ish-kryeministrit, me siguri do të kenë më shumë raste për të qenë bashkë në festat apo eventet e ardhshme të ҫiftit./revistaclass

 

Tags: arben mevlaniArmina MevlaniFamiljeMarredhenie
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n
Breaking News

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Next Post
Shpërthen Fiorentina: Kei, nepërkë me 7 koka! Afron Olsin me Armelën

Shpërthen Fiorentina: Kei, nepërkë me 7 koka! Afron Olsin me Armelën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera