Nuk duhet të frikësohemi me ndryshimet, por ajo që duhet të bëjmë është të përpiqemi të mësojmë se çfarë na përshtatet më shumë neve dhe partnerit. Për të gjithë ju që nuk po jetoni ditët më të mira në krevat ju vijmë në ndihmë me recetën më poshtë, për një jetë më të mirë seksuale.
1. Bisedimi
“Filloni bisedën me një gotë verë, në darkë apo në ndonjë ambient tjetër në të cilin ju ndiheni rehat”, këshillon seksologu Stacy Ellison. Lejoni një herë partnerit apo partneres që të shfaqë dëshirat e veta, sepse e gjithë kjo do të ketë lidhje me atë që ai apo ajo do. Kur t’ju vijë radha juve që të shfaqni synimet tuaja, tregoni pozitivitet dhe vetëbesim, transmeton Telegrafi.
2. Përgatitja
Shikimi bashkë i ndonjë filmi pornografik apo leximi i ndonjë literature erotike mund t’ju eksitojë dhe t’ju bëjë të hapur për ide të reja. Kur të jeni marrë vesh rreth lëvizjeve të reja seksuale të cilat dëshironi t’i provoni, bëjeni detyrën që ju takon, këshillon Ellison.
Pas gjithë kësaj, putheni dhe përqafojeni partneren tuaj dhe thoni se sa shumë jeni kënaqur në gjithë këtë situatë. Pastaj, kur të kalojnë disa ditë, bisedoni lidhur me eksperiencat e mëparshme, se çfarë i ka pëlqyer dhe çfarë jo në mënyrë që të dini se si të veproni në ekperiencat e reja.