Edhe pse që pas debatit të ditës së djeshme thuajse nuk kanë pasur asnjë komunikim mes tyre, Danjeli dhe Musa kanë folur për njëri-tjetrin me banorët e tjerë.
Ndërkohë, ata patën edhe një komunikim të shkurtër, ku më shumë se u morën vesh, u tallën me njëri-tjetrin.
Danjeli i thotë Musës që të flasë me Damianon, por ai bën sikur nuk e kupton.
“S’e njeh se nuk kupton shqip. Je shumë i mirëm, por të mungon vetëm një pikë e kuqe në hundë që ta bëj pip pip”- i thotë Danjeli Musës.
Fiorentina, ndërkohë, i thotë Donës të përgatiten pasi këtë javë mund të përfundojnë në nominim. “Se ke idenë sa nuk ma ndjen. Gjithsecili i ka disa baza jashtë”- thotë Dona.