Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Elvana Gjatës i grabisin 3 mijë euro dhe celularët, policia fsheh ngjarjen

26/12/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Elvana Gjatës i grabisin 3 mijë euro dhe celularët, policia fsheh ngjarjen

Këngëtarja Elvana Gjata në muajin qershor të këtij viti ka rënë pre e një grabitjeje. Lajmi raportohet sot nga gazeta “Panorama”. Megjithëse kanë kaluar muaj nga ngjarja, ky lajm është mbajtur i fshehtë nga policia, ndonëse Elvana ka bërë kallëzim. Gjykata e Tiranës shpalli fajtor për vjedhje, mbajtje pa leje të municioneve ushtarake si dhe kultivim të lëndëve narkotike, shtetasin Ervin Tahiri. Tahiri u dënua me 3 vjet e gjysmë burg por përfitoi ulje dënimi me 1\3 nga gjykimi i shkurtuar. Siç shkruan “Panorama”, në kallëzimin e saj Elvana Gjata ka pohuar se ka hapur një biznes për shitje fustanesh nusërie në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë. Në datën 22 qershor rreth orës 18:00 ajo ka qenë në këtë biznes duke u marrë me ndriçimin e katit të dytë me një grup pune. Kur është futur në dyqan, në katin e parë sipër tavolinës kishte lënë dy celularët e saj iPhone 6 dhe Samsung edge S6 si dhe çantën e dorës. Vetë ka hipur në katin e dytë. Në orën 18:30 ajo ka dëgjuar një zhurmë, sikur u mbyll dera në katin e parë. Menjëherë ka zbritur poshtë dhe ka vënë re se dy telefonat e saj mungonin. Ka kontrolluar çantën mbi tavolinë dhe ka konstatuar se i mungonin një shumë prej 3 mijë eurosh. Ka njoftuar punonjësit e sigurisë së lokalit dhe policinë. Nga hetimet rezultoi se autori ishte Ervin Tahiri në banesën e të cilit u gjetën 1220 euro dhe portofoli i Elvana Gjatës i markës “Michael Kors”. Brenda portofolit janë gjetur edhe leja e drejtimit të këngëtares si dhe karta e kreditit.






Tags: celularetelvana gjataeurograbitjepolicia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Puthje pasionante në prova, Viola Spiro dhe Drini Zeqo të lidhur?!(video)

Pas puthjes flasin miqtë: Viola dhe Drini, prej muajsh të dashur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera