Fatos Nano dhe djali i tij i birësuar Klajdi u rikthyen në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare pas fotos së publikuar së bashku me rastin e festës së Krishtlindjes. Klajdi është djali i Xhoana Nanos, nga martesa e saj e parë, por i birësuar më pas nga ish-Kryeministri i Shqipërisë. Nëse do i hedhësh një sy profilit të Klajdit në Instagram, ndonëse i rezervuar në foto, vihet re luksi në të cilin ai jeton, shkruan “NewsBomb”. Foto nga shtëpia e tij luksoze, automjete të shtrenjta dhe madje në një fotot shfaqet edhe një helikopter. Duket se jeta e Klajdi Nanos është e ndarë mes Vienës dhe Tiranës, ashtu sikurse edhe ajo e çiftit Fatos dhe Xhoana Nano.