Duke ecur me makinë, paraditen e sotme dy aktorët e suksesshëm të spektaklit të humorit “Portokalli”, kanë kënduar me sa kishin në kokë një kolazh këngësh të Anila Mimanit. Videot teksa këndonin me Bes Kallakun, i ka nxjerrë në Instagramin e tij artisti i ri Olsi Bylyku. Ajo që bie në sy është se sidomos Besi, i di këngët fjalë për fjalë, ndonëse ato kanë dalë në treg shumë vite më parë. “Na ka dalë Anila mbrëmë në ëndërr”, shkruan Olsi si diçiturë./ revistawho.com